Punonjësi i AKU-së, Nertil Hadaj, që ka për detyrë të monitorojë apo bllokojë punishte të jashtëligjshme, që punojnë jashtë çdo kriteri të sigurisë ushqimore, drejton vetë një punishte të tillë.
Emisioni Fiks Fare solli fakte të pakundërshtueshme që punishtja në zonën e “Astirit”, që prodhonte dhe shpërndante në fast-food-e majonezë dhe ketch up ishte e një inspektori të Autoritet Kombëtar të Ushqimit, dhe se ky subjekt kishte një sërë shkeljesh ligjore.
Këto të fundit u konstatuan nga vetë Drejtoria e Përgjithshme e Autoritet Kombëtar të Ushqimit e cila bëri dhe bllokimin e subjektit. Fillimisht në redaksinë e emisionit Fiks Fare ka mbërritur informacion për një punishte të cilën e kishte një inspektor AKU-je.
Sipas banorëve kjo punishte ishte në katin e parë të një banese dhe nuk dukej si e tillë, pasi ngjasonte me një garazh. Gjatë gjithë procesit të punës qëndronte e mbyllur me qepen apo grilë. Fiksi kërkon që ta shoh nga afër se çfarë fshihet pas kësaj punishte. Në fillim synon që të punësojë bashkëpunëtorë brenda kësaj magazine, por pa rezultat.
Një nga bashkëpunëtoret takon brenda punishtes edhe vetë inspektorin e AKU-së për të cilin treguan edhe banorët. Pavarësisht se me bashkëpunëtorët e Fiksit nuk funksionoi punësimi brenda punishtes, gazetarët verifikojnë makinën me të cilën bëhej shpërndrja e produktit që prodhohej në kushte jo të përshtatshme dhe të jashtëligjshme.
Automjeti rezulton me emrin e Nertil Hadaj punonjës AKU-së në Berat. Gazetarët e Fiksit nisen drejt Beratit për të vërtetuar nëse ky punonjës shkon në punë, pasi ndodhej në Tiranë në punishten te lagjja ‘Astir’, ku takoi edhe bashkëpunëtoren e Fiksit. Financierja u thotë gazetarëve se Nertil Hadaj ndodhet në Tiranë, pasi aty ka edhe punishten e tij për prodhimin e ketch-up dhe majonezës.
Gazetarët e Fiksit kërkojnë ndihmën e AKU-së për të bërë të mundur inspektimin e kësaj punishteje.Në aksionin e inspektimit të AKU-së në biznesin që ishte i regjistruar në emër të motrës së inspektorit të AKU-së Nertil Hadaj u konstatuan kushte të papërshtatshme higjeno sanitare, mungesë dokumentacioni për gjurmueshmërinë e produktit dhe si prodhohet ,nga merret dhe ku përfundon.
Për këtë arsye AKU thërret që në këtë biznes të ndërhyjë edhe krimi ekonomik me tatimet.Biznesi bllokohet si dhe u morë masa me gjobë në vlerën e 5 milion lekëve të vjetra.Gjatë kohës që subjekti inspektohej dhe ishte në emër të z.Hadaj ky i fundit qëndronte pak metra larg subjektit.