Lajme

Ndodh edhe kjo! Depuetja e PD-së u mbetet mes lumit ‘Buna’, ishte nisur të shikonte zonat e pèrmbytura

Banorët e fshatit Obot të cilët ndodhen të izoluar si pasojë e përm bytjeve të vetmen mundësi komunikimi me Shkodrën kanë varkat. Rritja e nivelit të ujit po e bën thuajse të pamundur edhe lëvizjen me mjetet e larta të ush trisë.

Mesditën e sotme, deputetja demokrate Greta Bardeli dhe grupi i xhirimit të Ora News janë nisur për të parë familjet e për mbytura, përmes lumit Buna, duke përdorur një nga varkat e ushtrisë.

Mirëpo, gjatë lëvizjes së tyre me varkë, motori i kësaj të fundit ka marrë ajër dhe është fikur në mes të lumit. Dy us htarët janë përpjekur më kot ta ndiznin. Ata kanë vazhduar për disa minuta me rrema, derisa kanë dalë në breg.

“Kemi mbetur në cep të lumit Buna ku po presim ose të vijnë të na marrin ose të rindizet motori”, është shprehur gazetari Bepin Kolvata. Në varkë me të ndodhet dhe deputetja Greta Bardeli, e cila në këto kushte duhet të presë dhe ajo.

MË TË LEXUARAT

To Top