Hedh kastravecin turshi në tavan dhe kërkon 10 mijë dollarë se qenka vepër artistike
Bukuria është relative dhe një artist australian e vërteton këtë. Matthew Griffin mori një copë kastraveci turshi nga një cheeseburger McDonald’s dhe e hodhi në tavan.
Griffin e ka instaluar “veprën e tij artistike”, e cila titullohet Pickle, në Galerinë Michael Lett në Auckland, si pjesë e ekspozitës së Arteve të Bukura në SidneiRyan Moore, drejtori i Arteve të Bukura dhe përfaqësues i Griffin, tha për Guardian se vepra “është ok, sepse është qesharake”.
Ju ndoshta do të qeshni, por mund t’ju ngrijë fytyra kur të lexoni se ai kërkon 10,000 dollarë të Zelandës së Re për “veprën e artit”.“Në përgjithësi, artistët nuk janë ata që vendosin nëse diçka nuk është art – ata janë ata që krijojnë dhe bëjnë gjëra.
Nëse diçka është e vlefshme dhe kuptimplotë si vepër arti, është mënyra se si ne kolektivisht, si shoqëri zgjedhim ta përdorim atë ose të flasim për të,” shtoi Moore.Për fat të keq, kushdo që do ta blejë kastravecin nuk do të ketë fatin ta marrë në shtëpi. Bashkëdrejtori i Galerisë Michael Lett, Andrew Thomas, tha se po i ndihmon njerëzit “të mendojnë gjerësisht për idetë e ndryshme që ajo përmbledh”. Po, Andrew, kemi nevojë për ndihmën tënde. Na ilumino!