Lajme

Ndodh edhe kjo/ Hyrja në xhaminë Et’hem Beu në Tiranë bëhet me pagesë

KMSH (Komuniteti Mysliman Shqiptar) ke vendosur që hyrja në xhaminë Et’hem Beu në qendër të Tiranës të bëhet me pagesë.

Sipas vendimit që tashmë ka hyrë në fuqi, çmimi i biletës është 1 euro për vizitorët e huaj dhe 100 lekë (të reja) për shqiptarët.

Sidoqoftë, kjo biletë do t’u kërkohet vetëm turistëve apo vizitorëve të rastësishëm dhe jo besimtarëve që falen në këtë xhami.

Por një masë e tillë nuk është pritur mirë nga besimtarët myslimanë, teksa e konsiderojnë këtë një skandal të ndikuar nga gylenistët që po shtrijnë fuqinë e tyre në përfaqësinë myslimane shqiptare.

Xhamia e Haxhi Et’hem Beut, është një xhami historike dhe monument kulture në mes të Tiranës, e cila nisi të ndërtohej nga stërnipi i Sulejman Pashës, Molla Beu i Petrelës rreth 1793 dhe e përfundoi i biri, Haxhi Et’hem Beu më 1238 H (1822/1823).

Xhamia e Et’hem Beut aktivizohet çdo ditë dhe dyert e saj jane te hapura per te gjithe perfshire edhe femijet. Xhamia e Haxhi Et’hem Beut është monument kulture i kategorisë së I-rë, shpallur me Ligjin nr. 609, datë 24.05.1948.

MË TË LEXUARAT

To Top