Lajme

Ndodh edhe kjo në shkollat shqiptare/ 13-vjeçarja shèrr me mësuesen: Pse nuk më lë të iki në banjo o d*bile

Një 13-vjeçare ka de noncuar mësuesen pranë Komisariatit të Policisë numër 4 në Tiranë. Vajza, e cila është nxënëse në një shkollë të njohur, u paraqit së bashku me të ëmën dhe kërkoi një agjent për t’u rrëfyer. Së bashku me të, në tavolinë me të miturën me emrin C., u ul edhe një psikologe. Fëmija kujton se dita ishte normale deri në çastin kur pasi mbylli orën e matematikës, po bëhej gati për lëndën e anglishtes.

“Isha në bankë dhe kërkova leje për të shkuar për nevojat e mia personale në banjë, – kujton nxënësja e klasës së shtatë. – Por nuk mund ta thosha me zë të lartë, sepse i dija unë nevojat personale që kisha”. Vajza i thotë policisë se sapo kërkoi leje, mësuesja e anglishtes komentoi: “I dimë ne hallet e kësaj”. “Duke qenë se kisha hall, e ofendova: ‘përse s’më lini të shkoj në tualet, i thashë debile, i di unë hallet e mia’”, ka nxituar vajza të thotë në sy të klasës dhe sipas saj, pikërisht këtu mësuesja i ka kërkuar llogari: “Çfarë the? Me kë e kishe? Thuaje dhe njëherë?”.

Nxënësja i thotë policisë se e mërzitur, ajo ka vijuar ta ofendojë mësuesen që nuk i dha leje. Në këtë pikë, mësuesja e ka kërcënuar dhe bullizuar, sipas saj. “Më urdhëroi të shporresha nga klasa, më tha se do më tërhiqte zvarrë, por unë qëndrova në bankë e ulur dhe duke e parë, i thashë hajde”. Siç kuptohet nga den oncimi i fëmijës, ajo nuk ka lëvizur në asnjë moment dhe këtu ka ndodhur sulmi ndaj saj. Pas bullizimit, fëmija kujton se u sulmua nga mësuesja. “Ajo erdhi tek banka, më kapi për flokësh u përpoq të më tërheqë, kërkoi të dilja jashtë, më shtyu deri tek banka e dytë, duke bërtitur dil jashtë”.

Sipas policisë, pas këtij çasti, ajo është drejtuar për në banesë, ku dhe i ka treguar të ëmës se çfarë i kishte ndodhur në klasë, duke iu qarë asaj se ishte bullizuar dhe madje, se mësuesja kishte vënë dorë ndaj saj.

Policia tha se pas rrëfimit të fëmijës në prani të psikologut dhe të ëmës, thërriti menjëherë mësuesen. Por mësuesja ka folur për karrierën e saj, duke kujtuar se kishte shtatë vite në këtë profesion dhe nuk kishte pasur asnjë konflikt. Dita e mosmarrëveshjes me fëmijën, nisi për shkak të mos vëmendjes së nxënëses.

“Ajo nuk ishte e përqendruar, luante në telefon. Në një moment, që të përqendrohej, i mora telefonin nga dora. U bë agresive dhe m’u drejtua” ‘O zyshe, o zyshe’, por s’më tha se kishte ndonjë problem. Doli në klasë dhe më ofendoi para nxënësve: ‘Kjo qenka debile fare’”. Policia përmend se në dëshminë e saj, mësuesja insiston se nxënësja kishte varësi nga telefoni dhe shpesh ishte munduar ta fokusonte në mësime.

“Kjo nxënëse nuk më kërkoi për asnjë moment se donte të shkonte në tualet. Aty kanë qenë të pranishëm të gjithë nxënësit e klasës. Në asnjë moment nuk e kam bullizuar dhe as e kam prekur. Është e vërtetë që i kam kërkuar të dilte jashtë derisa të qetësohej dhe këtë çështje e kam sqaruar edhe me nënën e saj”, – deklaron mësuesja. Policia thotë se pasi i ka dëgjuar të dyja palët, ua ka bërë të qartë se në rast problemesh të tilla, duhet të ndjekin rrugën ligjore, por cila është ajo, asnjë nga palët nuk e di.

Burimi: GazetaSi

MË TË LEXUARAT

To Top