Lajme

Ndodh edhe kjo! Për një drekë me makarona paguajnë 508 euro në Shqipëri

Faturat e “kripura” në restorante kanë qenë kryefjala e mediave gjatë këtyre ditëve. Mirëpo, si duket ky problem nuk qenka vetëm në Shqipëri, pasi dhe në Itali konsumtatorët ankohen për çmimet e shtrenjta të pjatave në restorante.

Klientët në një restorant në Itali në San Benedetto janë ankuar pasi fatura e drekës së peshkut për 4 persona ka shkuar 508 euro.

Ata kishin porositur 4 linguini, ndërsa pjatë të parë gjysëm krustance në çdo pjatë, pra 2 gjithsej të cilat kishin kushtuar 280 euro.

KA qenë vetë klientja ajo e cila ka postuar në llogarinë e saj në “Facebook” faturën e “çmendur” me mbishkrimin: A është restoranti i Flavio Briatores ky?

MË TË LEXUARAT

To Top