Tianin e vogël e ka gjetur në mal, Astrit Kryeziu, në gjendje të mirë shëndetësore, derisa është dërguar për një kontroll në qendrën e mjekësisë familjare në Malishevë.
Pacolli ka thënë se një gjë e tillë mund t’i ndodh secilit, prandaj nuk duhet paragjykuar prindërit.
“Momenti kur he roi i sotëm, Astrit Kryeziu, gjeti Tianin e vogël në pyll. Askush nuk duhet të gjykojë prindërit. Kjo mund ti ndodhë secilit”, ka shkruar Pacolli.