Rozë

Ndodh për herë të parë! Arbër Hajdari i kërkon falje para gjithë shqiptarëve: Einxhel të lutem të më falësh për…

Ka nisur me Einxhelin surprizat e kësaj nate në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Është dhënë një klip, ku u pasqyrua e gjithë aventura e saj në shtëpi.

“Jam shumë krenare për këtë rrugëtim, për këtë aventur. Jam shumë e lumtur që kam thënë ‘po’”,tha Einxheli. Ndërkohë, opinionisti Arbër Hajdari i ka kërkuar falje që ka dyshuar te lidhja e saj me Dj Dagz.

“Më lejoni t’i kërkoj ndjesë kur kam dyshuar për marrëdhënien që ajo kishte me Dagz. Po më besoni e ka merituar të jetë në finale. Unë kam qene tre orë brenda asaj shtëpie dhe nuk është e lehtë t arrish deri këtu”, u shpreh Arbëri.

Rrugëtimi i Einxhel ka qenë i mbushur me aventura, lot , gëzim dhe sfida. Në një klip përmbledhës u panë momentet e saj më të bukura , ndërsa ajo tha se e ka sfiduar veten në çdo formë në këtë format.

Einxhel: Nuk kisha pritshmëri e di karakteri kam, se njerëzit zakonisht mi marrin gjërat për keq. Unë kam pas pa fund momente te vështira edhe pse është dukur sikur s’ma ndjen, jam ndjerë super keq. Të tjerët nuk u sforcuan të më njihnin, më paragjykuan, kam qarë, bërtisja në banjë, më thoshte babi, ato kanë qenë ditët e mia më të vështira.

Rrugëtim i vështirë por emocionet nuk munguan asnjë ditë. Kam kujtime të mrekullueshme, festova ditëlindjen para gjithë shqiptarëve, u dashurova këtu, u bëra më e fortë, e jetova në të gjitha format e mundshme, u sprovova në të gjitha format.

Nuk e di çmë ka mbet pa marrë përveç çmimit të madh. Kam pas momente që kam menduar q nuk ia dal, por jam ringritur se këtë kam dashur të përcjellë, forca nuk është që të jesh e pathyeshme, forca është që ëdhe pse thyhesh i mbledh copat dhe çohesh dhe me peshën e tyre dhe çohesh edhe nje herë në luftë. Shpresoj shumë të kem arritur të përcjellë këtë gjë.

MË TË LEXUARAT

To Top