Siç tashmë dihet, Fifi dhe Adisi do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Këngëtarja është në pritje të një djali dhe këto janë ditët e fundit të shtatzënisë.
Ajo ndodhet në SHBA, nga ku nuk i ka kursyer postimet në rrjete sociale. Vetëm së fundmi, Fifi ka publikuar në Instagram një foto krahas së cilës ka shkruar se po shijon ditët e fundit me bebushin në barkun e saj.
“Duke shijuar ditët e fundit me ty në barkun tim vogëlushi im”, ka shkruar këngëtarja.