Qetsor Ferunaj ish fitues i edicionit të dytë të Big Brother është rikthyer në këtë format tashmë “Vip” me synimin për të triumfuar sërish.
Por edhe pse mbahet mend për këtë triumf të tij, ky nuk ka qenë formati i vetëm i këtij lloji ku Qetsori është bërë pjesë.
10 vite më parë, pas triumfit në Big Brother, Qetsori u bë pjesë e formatit “Vip Shpija” në Kosovë një reality show i ngjashëm me atë të Big Brother, ku zuri vendin e dytë.
Pas përfundimit të “reality show-t” ai hodhi ak uza dhe sulmoi fituesin Ardit Stafaj. Më vonë në Janar të vitit 2012, Qetsori i aku zua nga poli cia me aku zën e vje dhjes dhe u la i lirë pak ditë më vonë. Qetsori u aku zua për vjed hjen e disa tubave prej hekuri në pronësi të Ndërmarrjes së Ujësjellësit.
Sipas akuzës, Qetsor Ferrunaj kishte marrë tre punëtorë për të nxjerrë tubacionet, që kishin shërbyer para viteve 1990 për vaditjen e agrumeve në zonën e Orikumit.
“Më në fund mora vendimin e pafajësisë në dorë, ashtu siç e prisja. Ndihem vërtet i çliruar pas 2 vitesh ankth pas përfshirjes në këtë histori, që mund të konsiderohej absurde për mua, sidomos me etiketimin vje dhje”, tha Qetsori në atë kohë.
Publiku shqiptar e kujton Qetsorin si fitues të edicionit të dytë të Big Brother, një nga edicionet më dinamikë të këtij formati për shkak se prodhoi shumë personazhe që kujtohen edhe sot e kësaj dite.