Lajme

Ndryshon ligji për gjobat në Shqipëri/ Tregoni kujdes sepse ju marrin dhe makinën

“Lumi” i gjobave që vë po licia rrugore dhe ajo bashkiake, kryesisht për parkimet, shoqërohet nga tani e tutje me një masë drastike të konfiskimit të automjetit duke sjellë telashe me duzinë për pronarët e mjeteve.

Ndryshimet ligjore hynë në fuqi ditën e sotme dhe nëse keni gjoba të papaguara, makina bllokohet menjëherë dhe dërgohet me karrotrec në pikat e grumbullimit që ka po licia dhe bashkia.

Nuk është e qartë nëse qytetari do të detyrohet të paguajë masë shtesë administrative dhe tarifën për transportin me karrotrec. Sipas ligjit të ri, makina do të mbahet e bllokuar deri në paraqitjen nga kundërvajtësi të dokumenteve të munguara.

Por çfarë ndodh kur automjeti u takon personave që nuk kanë lidhje me shkeljen administrative. Në këto raste mjeti nuk konfiskohet, por veprohet duke ndërprerë qarkullimin e mjetit dhe shoqërimin e tij së bashku me drejtuesin e mjetit në Kom isariatin e Pol icisë për verifikim e identifikim.

Sipas ligjit të ri thuhet se “mjetet rrugore për të cilat është marrë masë administrative plotësuese, si ndalim administrativ ose heqje mjeti, ruhen pranë pikave të ruajtjes të caktuara për këtë qëllim.

MË TË LEXUARAT

To Top