Fifi është një nga këngëtarët më aktive në vend. Edhe pse kaloi disa ditë në “Big Brother VIP Albania”, ajoprej aty arriti që të krijojë një këngë fantastike.
Por siç duket përpos muzikës, Fifi tashmë është plotësuar edhe në një pikë tjetër, saktësisht në dashuri. Ajo ditë më parë ka njoftuar se është shumë e lumtur, por sonte këtë e dëshmoi edhe më një video të publikuar në Instagram.
Duart e Fifit shihen të kapura nga një mashkull, që vazhdimisht i ledhaton ato përgjatë udhëtimit. Se janë duart e Fifit vërehet qartë edhe nga thonjtë, që mbrëmë i dukeshin shumë bukur në Prime.
Ajo kishte hyrë në shtëpinë e famshme për një suprizë për Monika Lubonjën me të cilën krijoi një miqësi gjatë qëndrimit të saj në shtëpi. Por, përveç Monikës, Fifi takoi edhe banorët e tjerë, për të cilët tha se e kishte marrë malli dhe nuk i kurseu disa komente ndaj tyre.
Një përqafim i ngrohtë dhe prekës ishte edhe ai me Donaldin, teksa dëgjohet që i thotë: “Ja u futa prapë, na ke jashtë, do bëhesh i fortë, mos u qurravit se je burrë!”.