Rozë

Në ‘Big Brother’ u bë shumë keq, Fifit po ecën mbarë shumë/ Ja përse është takuar me Veliajn

Përparim Rama ka udhëtuar për në Tiranë për vizitën e parë zyrtare pas marrjes së detyrës si kryetar i Prishtinës.

Gjatë kësaj vizite Rama u prit ngrohtësisht nga kryetari i Bashkësisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Gjatë kësaj vizite ku lidh bashkëpunimin e dy vendeve mori pjesë edhe këngëtarja e njohur shqiptare Fifi.

E gjithë kjo pasi këngëtarja prej shumë vitesh është zhvendosur në Tiranë, pas shumë angazhimeve e punëve të mëdha që ajo ka atje.

Fifi ka publikuar imazhe bashkë me dy kryetarët e Tiranës dhe Prishtinës ‘Djali i Prishtinës dhe Lali i Tiranës’ ka shkruar ajo përkrah imazhit. Kujtojmë se javë më parë Fifi është larguar nga shtëpia e Big Brother VIP, ku konsiderohej njëra ndër lojtaret më të forta.

MË TË LEXUARAT

To Top