Rozë

Në ‘Big Brother’ u puth me të/ Arditi habit, tregon planet që ka në të ardhme me Beniadën

I ftuar në “Pardon My French”, në Top Albania Radio, Ardit Çuni foli për muzikën dhe projektet më të reja që do të vijnë, por jo vetëm kaq!

Ai u shpreh për “Big Brother Vip”, ku ka qenë një nga banorët e parë që është bërë pjesë në këtë format televiziv me personazhe publike. Duke kujtuar periudhën kur ai ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Ardit Çuni ka zbuluar gjithashtu se qëllimi i tij nuk ishte ajo që të gjithë mendojnë, pra fitorja.

“Është shumë e vërtetë. Aty brenda të përfshin një lloj energjie që shumë gjëra nuk i logjikon pastër. Nuk kam hyrë aty brenda për të fituar çmimin, synimi im nuk ka qenë çmimi, por që njerëzit të kuptonin që di të argumentoj, të bëj debate në bazë të argumenteve… Kur kam dalë nga shtëpia kam vënë rë që njerëzit më kanë kuptuar për këtë pjesë”, u shpreh ai.

Ndërkohë, ai ka zbuluar disa nga planet e tij të afërta në muzikë. Bëhet fjalë për dy balada që pritet të publikojë së shpejti, por duket se në njërën nga to, publiku, dhe veçanërisht fansat e “Big Brother Vip” do të kenë një surprizë.

“Do bëhemi gati për 2 balada. E para shpresoj që në fund të janarit. Dua që në videoklip të kem një personazh shumë special, ajo është Beniada. Kjo është një ndër këngët e mia më të veçanta, që ka dy vite që pret në sirtar. Besoj që është ndër ato balada më të bukura që unë kam krijuar. Mendoj që Beniada do ishte pjesa e fundit e ‘puzzle-it’ që i mungon kësaj kënge”, tha Arditi.

Jo vetëm kaq, por Arditi zbuloi se e sheh Beniadën një nga pretendentet kryesore për të qenë finaliste e “Big Brother Vip”.

“Beniada është një ndër të preferuarat e mia, e shoh në finale. Është një ndër pretendentet kryesore, duke parë pozitivitetin që dhuron në shtëpi dhe mënyrën si përballon situatat duke mos dalë nga kontrolli, do të thotë që Beniada e meriton”, tha ai më tej.

MË TË LEXUARAT

To Top