Rozë

Në fillim nuk ka qenë këngëtare, s’do e besoni dot se çfarë pune ka bërë Eli Fara kur ishte e re

Ajo është sot ndër këngëtaret më të njohura dhe më të dashura për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për Eli Farën.

Rudina nuk ndalet me gafat, ja perla e radhës që bëri sot me Eli Farën

Ndërkohë Eli rrëfeu me nostalgji periudhën kur punonte si mësuese në një fshat të Korçës, teksa tha se ndoshta profesioni i saj mund të ishte edhe mësuesia.

Fansja: Çfarë do të ishit bërë nëse nuk do të ishit këngëtare?

“Unë mund të isha bërë shumë gjëra. Pasi kam mbaruar shkollën unë kam punuar si mësuese e ciklit të ulët. Mbarova liceun artistik “Tefta Tashko Koço” dhe kisha të drejtë të ushtroja profesionin e mësuesisë.

Më çuan në një fshat shumë larg, ku bëja rreth 30 minuta rrugë me autobus dhe 1 orë e 30 minuta në këmbë çdo ditë. Më pëlqente ai profesion dhe i kujtoj me dashuri ato momente. Kisha 36 nxënës vitin e parë që kam filluar punë me klasën e tretë. Ndërkohë që punoja, bëja edhe shkollën e lartë me korrespondencë.

Ka shumë ish-nxënës që më shkruajnë tani, janë rritur, janë martuar. Unë isha e aktivizuar në atë kohë edhe me aktivitetet në qytetin e Korçës dhe pas viteve ’90 u shkëputa nga mësuesia. Kur kam kënduar këngën “Me 25 gërsheta” kam qenë edhe mësuese, fitova çmimin e parë me atë këngë. Ishte një atmosferë e papërshkrueshme”, tregoi këngëtarja.

E dinit çfarë pune ka bërë Eli Fara përpara se të bëhej këngëtare e njohur?

Vipnews Shqip | Page 6703 | Vipnews Shqip

MË TË LEXUARAT

To Top