Takimi i Sindit me Erlindit nxiti debate në studio pasi Mevlani tha se vajzat i heqin vlerat djemve.
Sindi nuk hezitoi ti përgjigjej me tone të lartë duke i thënë se nuk respekton asnjë njeri. Ndërsa Lediana i kërkoi të mos bërtiste, Sindi i tha se do të bëjë ç’të dojë e më pas Mevlani shtoi se “Erlindi ishte vi kti më” në të gjithë takimin.
Pjesë nga biseda:
Mevlani: Si gjithmonë, pas 2 takimeve i heqin vlerat çunave. Sindi: Në momentin që flas unë, se e ke bërë rrugë, ti nuk ke të drejtë të flasësh mbi mua. Kur të mbaroj unë, merr fjalën Mevlan. Je bërë njeri që nuk respekton asnjeri këtu. Kush je ti Mevlan? A po flas unë?
Lediana: Pse bërtet? Se të dëgjojmë. Sindi: Po ti kur bërtet?
Lediana: Mos bërtit, flit tamam. Sindi: Bërtas se herë që i dua unë.
Mevlani: Nuk jam kërkushi, por kur shoh padrejtësi do të ndërhyj. Dalin me një person, je i mirë, pastaj sa mbaron takimi, nuk shoh gjë me ty.
Melisa: Ti mund të japësh opinion kur sheh padrejtësi, kurse ne të tjerët jo.
Sindi: Ti më ke kërkuar takime të tjera dhe më thoje ‘nuse’. Kur e pe që loja nuk të vinte nga mbrapa, kalove në ofendime. Kërkove prap falje publike, kalon prap në ofendime. Nuk e di si të kërkojnë këto vajza, kur ti ofendon femra të tjera.