Gjatë stinës së verës, pothuajse çdo ditë qarkullojnë në rrjet fatura të ndryshme ku den oncojnë çmimet e larta në restorantet dhe hotelet e plazheve të jugut.
Gjithsesi, nuk ka reagim, çmimet vazhdojnë po të njëjta, madje edhe më larta. Së fundmi, në rrjet po qarkullon një faturë e një restoranti në Dhërmi me çmime marramendëse.
Një shishe birre është 32 mijë lekë të vjetra dhe një shishe uji e vogël është 5 mijë lekë të vjetra. Edhe pse klienti ka marrë një nga birrat më të mira, sërish çmimi i saj në restorantin e Dhërmiut është “stratosferik”.