Doni që nëna juaj të jetojë gjatë? Atëherë duhet të shpenzoni më shumë kohë me të.
Një studim i kohëve të fundit ka treguar se pikërisht në këtë mënyrë, ulen normat e vdek shmërisë tek të moshuarit.
Nënat dhe gjyshet janë ndër njerëzit më të rëndësishëm në jetën tonë por shpesh kalojmë shumë pak kohë me to dhe me keqardhje e kuptojmë këtë vetëm kur është tepër vonë.
Do të duket absurde, por sekreti për t’i bërë ato të jetojnë më gjatë nuk është t’i neglizhojmë, por të kalojmë kohë të lirë me to. Këtë gjë e ka provuar një hulumtim nga Universiteti i Kalifornisë, sipas të cilit vetmia ka një ndikim të tmerrshëm jetëgjatësinë e të moshuarve.
Në veçanti, u analizuan zakonet e përditshme të 1,600 njerëzve me një moshë mesatare 71 vjeçare dhe rezultatet ishin të qarta: me të njëjtën gjendje shëndetësore, nivelet e vdekshmërisë ishin më të larta tek njerëzit e vetmuar. 23% e të moshuarave që jetonin vetëm humbën jetën brenda 6 viteve të fillimit të studimit, ndërsa nga ato që jetonin në praninë e personave të tjerë vdiqën vetëm 14%
. “Ato kanë përvojë, e dinë kur ia vlen të luftosh dhe të zemërohesh. Nënat dhe gjyshet mund të jenë mikesha të shkëlqyera, ato sjellin vetëm gëzim”, shpjegoi Barbara Moskovitch, asistente në Massachusetts General Hospital.