Babadimri i këtij viti në Norvegji është homo sek sual dhe në reklamën e shumëdiskutuar 4 minutëshe, ai shfaqet duke u puthur me një burrë që i ka sjellë edhe dhuratat.
Reklama mban titullin “Kur Harry takon Babadimrin”, referuar një filmi gazmor të vitit 1989, “Kur Harry takon Sally” dhe ka protagonistë dy aktorë shumë të njohur në Norvegji, Johan Ehn dhe Terje Stromdahl.
Çifti takohet kur Harry shikon babadimrin duke i dorëzuar dhuratat në shtëpinë e tij, ku prej disa vitesh ata shihen me njëri-tjetrin dhe në fund, në letrën e dëshirave Harry i shkruan Babadimrit “Gjithçka që dua je ti”…e pas kësaj dëshire ndodh edhe puthja mes tyre.
Norvegjia është një nga vendet që ka legjislacionin më të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të Komunitetit LGBT në Evropë, e ndërsa reklama nuk i ka shpëtuar as kritikave.