Një prej ndryshimeve që pritet të reflektohet në ligjin për arsimin parauniversitar është që fëmijët mund të nisin klasën e parë që në moshën pesë vjeç me kushtin që gjashtë t’i bëjnë brenda vitit.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja Kushi, duke thënë se nuk kemi të bëjmë me detyrim por me një mundësi që iu jepet prindërve të cilët aktualisht pengohen nga ligji.