Të shtunave Marina e Luana janë konkurrente të forta përballë njëra-tjetrës. Marina me spektaklin e humorit “Klanifornia” ndërsa Luana me programin e saj “Shiko kush luan”.
Teksa shikuesit e kanë të vështirë të zgjedhin cilin emision do të shohin në mbrëmje, Marina e Luana nga ana tjetër e kanë kaluar darkën së bashku.
Motrat kanë publikuar disa foto e video në shoqërinë e njëra-tjetrës teksa përshëndesin fansat.
“Vjollcat ju duan shumë”, shkruajnë ato krah njërit prej postimeve.