Rozë

”Në krevat jam ashtu fare unë”/ Zogu i Tiranës: Jam i lidhur dhe dua të bëhem baba

Hermes Nikaj, ka folur së fundmi për jetën e tij personale gjatë një interviste për revistën “Story”. Ai ka treguar se ndodhet në një marrëdhënie dashurie dhe është shumë i lumtur.

hermes nikaj – Abc News

Për intervistën, ai tha se mund të kishte patur shumë sukses nëse do kishte marrë pjesë në “Dance Albania” ose “Dancing With The Stars”.

“Unë balerin jam dhe delli i kërcimit më vlon në shpirt dhe duke qenë në shtrat lëviz si balerin, mund të kisha qenë një sukses i vërtetë në këto spektakle”, tha ai.

Jo vetëm kaq por ai u ndal edhe te jeta e tij personale për më tepër. “Jam i dashuruar, i jam rikthyer një dashurie të vjetër me ndjenja të forta dhe sublime. Jam shumë i lumtur krah partneres sime.

Më tej, ai tha se dëshiron në të ardhmen të bëhet me fëmijë. “Normal që po, e dua një gocë ishalla do Zoti! Jam tradicional dhe e dua familjen”, vijoi ai.

Hermesi tha se ai do t’i thoshte “PO” pjesëmarrjes së tij në “Big Brother VIP” nëse do t’i vinte një ftesë. “Me humbjen e babit më ka rënë dhe dëshira për të qenë në ekrane. Po të më propozonin për “Big Brother VIP”, përgjigja ime është “PO”.

MË TË LEXUARAT

To Top