Dilaver Nelaj, protestuesi që del kundër të gjithëve me shkrime nga më të çuditshmet nëpër duar, spikati edhe sot me një tjetër pankart.
“A e dini se Kroacia ka arrestuar 1000 politikanë të korruptuar brenda një dite? Cilin arrestoi Shqipëria? Noc Rrokun!”, shkruan ai në pankartën e tij, ndërsa mbi kokë ka tre tepsi në formën e një peshoreje të drejtësisë.
I shkëputur nga familja dhe nga qyteti i tij i lindjes, 55 vjeçari ka thënë vazhdimisht se ai do të vazhdojë të ngrejë zërin siç ka bërë deri tani dhe se nuk ka ndërmend “të blihet” pavarësisht çmimit.