Rozë

Në muajin e fundit të shtatzënisë, Dojna Mema: I kemi menduar dy emra, i ka zgjedhur Vlashenti

Dojna Mema ka bërë një rrëfim të rrallë vetëm pak ditë para se të bëhet nënë duke zbuluar gjithçka mbi shtatzëninë, raportin me Vlashentin e shumë detaje të tjera. Në një intervistë për Revista Who moderatorja ka treguar se kur e zbuluan e deshën me gjithë forcën e tyre: “Mendoj vërtet që janë fëmijët ata që zgjedhin prindërit dhe jo anasjelltas.

Moderatorja shqiptare Dojna Mema, shtatzënë për herë të parë! –  Indeksonline.net

Në rastin tonë, nuk po luteshim për të pasur një fëmijë, por kur e zbuluam e deshëm me gjithë forcën tonë. Unë e kam ndjerë që në atë çast edhe gjininë e tij. E dija që ishte djalë. Ka diçka magjike, prej një tjetër bote, në ndjesitë dhe intuitën e një gruaje shtatzënë.”

Nga planet për dasmë te emri i djalit, Dojna Mema i tha të gjitha Duke folur për këtë periudhë 9-mujore, Dojna ka treguar se muajt e parë ishin të lodhshëm duke qenë se drejtonte “Fan Club”, në tremestrin e dytë ka udhëtuar shumë ndërsa sa i përket tremujorit të fundit ka qëndruar në shtëpi.

Nga planet për dasmë te emri i djalit, Dojna Mema i tha të gjitha

Shumë kuriozitet ka edhe rreth emrit që ata do i vendosin djalit. Dojna nuk ka zbuluar asnjërin por ka thënë se kanë dy emra që iu pëlqejnë të dyve dhe kanë vendosur të zgjedhin mes tyre kur ta shohim djalin. “Nuk dëshironim që ai të kishte emrin e dikujt tjetër, ndaj nuk jemi frymëzuar as nga emri i babait tim që nuk jeton më, as nga ai i babait të Vlashentit. Ai do të dijë gjithçka për gjyshërit e tij, por nuk ka pse mban mbi shpatulla peshën e emrit apo jetës së tyre. Nuk kemi preferuar bashkime emrash dhe as emra të vështirë për t’u shqiptuar. Të dy emrat i ka gjetur babi, kështu që më shumë se sa domethënia, i ka pëlqyer tingulli.”

Dojna Mema shtatzënë?/ Moderatorja: I kam binjakë - Lifestyle

MË TË LEXUARAT

To Top