Aktivistja ukrainase për të drejtat e njeriut Oleksandra Matviichuk ka shpërndarë një video që thuhet se tregon momentin kur një ushtar takon prindërit e tij.
Pamjet janë filmuar në Nova Basan pasi u rimor nga forcat ukrainase. Katerina Sergatskova, kryeredaktore e uebsajtit të lajmeve me bazë në Kiev Zaborona Media, ndau videon në Twitter, duke shkruar: “Kjo është ajo për të cilën luf tojnë ukrainasit. Për familjet e tyre, për shtëpinë e tyre. Për dashurinë dhe lirinë.”