Gazetari Bepin Kolvata ka zbuluar detaje të reja mbi jetën e 20-vjeçarit Musaen Zenelit, i cili humbi jetën gjatë pë rplasjes me familjeve Gocaj e Ferracaku në Velipojë për ndarjen e disa shezlloneve.
Krejt i pa fajshëm, i riu u gjend fatkeqësisht në momentin e gabuar e në vendin e gabuar. Ai sapo kishte mbyllur ditën e parë të punës, por pl* mbat e sherrit mes dy familjeve i morën jetën.
Në emisionin “Shqipëria Live”, Kolvata tregoi se ka një vëlla rreth 3 vite më të madh dhe të dy kishin shenja të autizmit.
Bepin Kolvata: Është një familje që jeton në hyrje të qytetit të Shkodrës, në zonën e Bahçallekut në kushte tejet të vështira ekonomike. Vetëm nëna ka punuar deri më sot dhe dita e parë për të u kthye dhe në ditën e fundit të jetës tra gjikisht. Ka dhe një vëlla, rreth 3 vite më madh. Të dy kanë probleme me autizmin, të paktën kjo është vërtetuar për shkak të ndjekjes mjekësore që i është bërë nga ana e specialistëve.