Pas shtrenjtimit të produkteve bazike ushqimore, tani pritet të rritet edhe çmimi i kafesë dhe produkteve të tjera të saj në gjithë baret dhe restorantet e vendit.
Përfaqësuesi i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj, tha për “Monitor” se pavarësisht rritjes së çmimeve të produkteve bazë, ndryshimi nuk është reflektuar te produktet finale, pasi kostoja është amortizuar nga subjektet e shërbimit.Por edhe ky sektor nuk do shpëtojë nga rritja e cmimeve.
Jahaj thotë se situata do të jetë e përkohshme dhe çmimet pritet të ndryshojnë edhe në këto struktura.“Pra kjo periudhë nuk do të zgjasë shumë. Çmimi i kafesë do të arrijë 1 euro, ndërsa baret që tregtojnë kafe me çmim 50 lekë, kryesisht të lagjeve, nuk do të arrijnë të mbijetojnë, fatkeqsisht do të mbyllen”.
Sipas tij, në këtë periudhë kur çmimet për produktet janë rritur, konsumi në restorante ka pasur ulje. “Konsumatori po tregohet i kujdeshëm në shpenzime për shkak të rritjes të çmimeve, që duket se do të vazhdojë. Për pasojë klientët kanë tkurrur shpenzimet”.Rritja e cmimit të kafes ndoshta do luajë shqiptarët nga vendi dhe do nxitë protesta masive sepse dihet që shqiptarët janë të “dashuruar” pas kafes nëpër bare dhe ndoshta s’do e presin mirë shtrenjtimin edhe në këtë sektor.