Ndërkohë që aventurës në shtëpinë e Big Brother po i vjen ngadalë fundi, durimi i banorëve duket se po mbaron. Mes shumë sfidave dhe presioneve psikologjike që vijnë në një reality show si Big Brother, të shumtë janë ata që nuk i përballojnë dot dhe në momente të caktuara kërkojnë të lënë shtëpinë.
Kjo ka ndodhur me Beatrix Ramosaj pak më parë, e cila shihet e rën duar emocionalisht, aq shumë saqë kërkon të largohet. Në një bisedë me Donaldin dhe Antonelën, Beatrix ka thënë se nuk ndihet mirë.
“Dua të iki në shtëpi, sepse e di gjendjen time si bëhem dhe dua të iki. Nuk jam mirë, nuk jam mirë. S’po duroj dot veten time. Dua të iki në shtëpi”, -shprehet Beatrix.
E pyetur nga Donaldi nëse është duke folur seriozisht, këngëtarja shprehet se nuk ka dëshirë të flasë, por shton se thjesht nuk ndihet mirë dhe se e gjithë situata u bë e bezdisshme për të. Më pas, ajo është qetësuar dhe ende nuk dihet vendimi përfundimtar që ka marrë.