Deputeti Luçiano Boçi ka ndarë lajmin se babai i tij ka ndërruar jete. “Kampioni im, pa ty unë e ndjej që nuk do jem ai që kam qenë!”, shkruan deputeti.
Postimi i Boçit
Kampioni im u nis për në qiell!
E donte kaq shumë jetën, sa ajo sot ndjehet e turpëruar që e braktisi, megjithëse i ka rezervuar parajsën.
Dhimitri ishte burri me thjeshtësinë më të jashtëzakonshme dhe me kembënguljen më të bukur.
Advertisements
I rrethuar gjithmonë me miq e shokë, gëzohej qoftë për një përshëndetje të vogël e hidhërohej qoftë për një shikim të vëngër.
Kampioni im, pa ty unë e ndjej që nuk do jem ai që kam qenë!
Ikja jote do më ndryshojë.
Po mos u mërzit!
Do jem akoma më shumë TI.
Pa harruar asgjë nga ato që më ke thënë me dashurinë tënde origjinale, me fjalë të gjetura, me vepra të vërteta, por dhe me heshtjen tënde epike domethënëse.
Do na mungosh pafundësisht të gjithëve ne!
Udhëto i qetë dhe krenar për atë që ke lënë pas.
Parajsa është krijuar për njerëz si ty!
I paharruar do mbetesh babai ynë i shtrenjtë!
Mos harro!