Lajme

Nëna e saj ka datëlindjen sot por është në spita/ Rrëqeth me fjalët vajza e mjekes Najada Çomo: Shqiptarë ia bëni këtë dhuratë nënës sime, vetëm këtë!

Greis Çomo, vazja e shefes së Spitalit Infektiv, Najada Çomo ka ndarë një mesazh prekës për ditëlindjen e nënës së saj.
Vajza e doktoreshë Çomos shkruan në rrjetet sociale se edhe në ditën e ditëlindjes, nëna e saj është në spital duke u shërbyer me përkushtim maksimal të sëmurëve, të cilët janë duke vuajtur pasojat e COVID-19.

Greis Çomo u ka bërë një thirrje qytetarëve, duke u shprehur se “dhurata më të bukur për nënën e saj” do të ishte që ata të “respektojnë rregullat”.

“Sot, si çdo dite tjetër ti je ne Spital, duke i sherbyer me perkushtimin maksimal çdo individi i cili eshte duke vuajtur pasojat e ketij virusi qe ka ndryshuar jetet e secilit prej nesh. Gezuar Ditelindjen mushi Dhurata me e bukur qe mund ti beni mamit eshte te respektoni rregullat”, shkruan vajza e Dr. Najada Çomos.

MË TË LEXUARAT

To Top