Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku kanë parë sot nga afër punimet në rrugën Delvinë-Kardhiq.
Rama dhe Balluku kanë thënë se rruga ka ecur me ritme të shpejta dhe në shtatorin ose tetorin e ardhshëm hapet tuneli.
“Jemi në lotin e 4 që bashkohet me hyrjen për tunelin e Skërficës. Në segmentin e rrugës Kardhiq Delvinë 33 km distancë. Ky lot ka ecur 80% e punimeve fizike dhe ndërkohë të gjithë lotet e tjera 123 të përfunduara 5, 6 dhe 4 kanë 80 % ecuri. Ky është loti i 7, tuneli i Kardhiqit. Sot pas firmosjes së kontratës do nisim nga puna. Loti i 8 në pjesën që lidh Sarandën ka përfunduar dhe ka disa ndërhyrje të skarpateve, sinjalistikës dhe detajet e tjera të përfundimit”, shpjegoi Balluku.
Më tej Rama tha se punimet janë fantastike. “Sipas kësaj, që të jemi të saktë që ta lëmë në arkiv, shtatorin tetorin e ardhshëm ne hapim tunelin. Kjo është fantastike”, tha Rama.