Big Brother surprizoi ish-futbollistin nga Kosova, Granit Canën. Produksioni ishte përkujdesur që Granitit t’i sillnin nënën e tij.
Ani pse me rregullat e Big Brother nuk lejohet të flasin me kode, nëna e Granitit filloi t’i fliste në gjuhën frënge atij.
Derisa në fillim të surprizës nëna i tha Granitit që të dilte nga guaska, pasi ai nuk ishte Graniti që ata e njihnin.
Ndryshe, gjatë kësaj surprize, Graniti tregoi se qysh në moshën 8 vjeçare i ka munguar prezenca e babait të tij, pasi prindërit e tij janë ndarë.