Në spitalin e Shtipit në Maqedoninë e Veriut, ka humbur jetën një grua e moshës 55 vjeçe, e cila ishte testuar pesë herë për koronavirus, por në të pestë rastet kishte dalë negativ.
Sipas autoriteteve shëndetësore në shtetin fqinj, e ndjera llogaritet se ka humbur jetën nga koronavirusi.
“Nënën e kemi va rr osur si të vdekur prej Covid-19. Në repartin Infektiv tre ditë e kanë trajtuar si e infektuar me virusin korona, ndërkaq të gjitha testet i kanë rezultuar negativ. Ajo ndihej e këputur dhe ishte e përgjumur. Mjeku na drejtoi për në repartin Infektiv, ku edhe ja matën temperaturën trupore që i rezultoi 36.1, mirëpo vetëm pse e dërgova atje më thanë se do ta pranojnë si të sëmurë nga koronavirusi dhe ashtu do ta trajtojnëN” tha i biri i saj i cili dyshon për diagnozën.