Lajme

Nënën e ka me Covid-19, shqiptarja ta prek zemrën: Ma tha në telefon më bënë gjilpërë te veshi dhe u bë më keq, mos i sillni në spital se unë e solla në gjendje të mirë dhe…

Teksa dëshmoi thirrjet dëshpëruese të nënës së saj që vijnë nga brenda spitalit Infektiv, Elsa Bita ka hedhur a kuza të tjera të r ënda ndaj stafit mjekësor.

Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi në Shqipëri – A2 CNN

Ajo tregon nga oborri i spitalit se e ëma e saj është përkeqësuar pas një gjilpëre që pretendon se i kanë bërë në vesh, ndërkohë që doktoresha që po e trajton, thotë se nuk i është bërë një gjë e tillë.

Bita shprehet se asnjë nga familja e saj nuk është pozitive me Covid dhe pse i kanë qëndruar pranë dhe i kanë shërbyer nënës 71-vjeçare.

“Është më mirë të mos i sillni njerëzit në spital. E solla në gjendje të mirë, pas tre ditësh mami më thotë që më bën një gjilpërë te veshi. Doktoresha më tha që nuk i kemi bërë asnjë gjilpërë në vesh ndërkohë që mami më tha që i bërën gjilpërën. Kishte këputje trupi, e çova në urgjencë në Lushnje dhe më thanë që dyshohet për Covid. Në Lushnje mami ishte shumë mirë.

Pasi doli pozitive në Lushnje doktoresha na dha recetën por pasi piu ilaçet mami u bë më keq. Më thoshte vazhdimisht që ilaçet më bëjnë më keq. Gjithë familja është negative por pres ioni i po licisë nuk na lejon të dalim nga shtëpia kur tampon ka dal negative. Unë i kam humbur të gjithë shpresat, pres vetëm të jap shpirt në krahët e mi”, tha Elsa Bita gruaja e cila kishte mamanë në gjendje të rëndë në Infektiv.

4 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, shkon në 6 numri i të prekurve  – A2 CNN

MË TË LEXUARAT

To Top