Neritan Ceka, i ka njohur të dy nga afër dhe mes Sali Berishës e Fatos Nanos, veçon këtë të fundit. Ne nje rrefim te rralle per karrieren politike, ai zbulon detaje te pathena me pare.
“Si vizionar ka qenë padyshim Nano. Nano me një çerek ore bënte atë që Berisha e bënte për një vit, e që se bëri dot. Pra, shkonte në zyrë, se unë kam qenë Ministri i tij, i bije telefonit nga ora 8 e gjysmë, në 9, nuk ishte, në 10, në 11 nuk ishte. I bije në 2 e gjysmë, thoshte sekretarja erdhi dhe iku.
Pra në atë gjysmë orë që rrinte në zyrë, bëri reformën e privatizimit, në mënyrë më të suksesshme për rrëmujën e Shqipërisë, bëri reformën e arsimit, shkollat private, bankat private, i krijoi ai.
Bëri TV, ja këtu jemi për shkak të Nanos. Mediat i mbajti në xhepin e xhaketës doktori dhe i vetmi që i nxori dhe i bëri media europiane, ishte Nano”, tha Ceka në një intervistë në emisionin “Opinion”.