Lajme

Nëse doni 15 mijë euro, shkoni jetoni në këtë ishull në Itali/ Paratë ua kalojnë direkt në bankë

Një ishull në Itali ka vendosur të tërheq banorë të banorë të rinj në zonat e tij rurale duke u dhënë para për të jetuar aty. Po, po, është e vërtetë.

Udhëtimet: Sardenja, tokë dhe det - Ndryshe

Sardenja, ishulli i dytë më i madh mesdhetar, njihet për disa nga plazhet më të bukura, ndërsa jep 15 mijë euro nëse e zgjidhni si vendbanim.

Por çfarë duhet të bëni të përfitoni nga kjo mundësi e artë? Do të duhet të jetoni në një komunë në Sardenjë me më pak se tre mijë banorë dhe më pas në llogarinë tuaj do të shtohen 15 mijë euro.

Shuma e parave duhet të përdoret për të blerë ose rinovuar një shtëpi. E pra, nëse menduat që do shkonit aty, do merrnit paratë dhe do iknit, e keni gabim.

Në fakt kjo është një strategji që e përdorin shumë ishuj dhe zona të tilla për të tërhequr banorë të rinj, pasi kanë mbetur të pabanuara ose me shumë pak banorë.

Gjithsesi kjo nuk është një zgjidhje, ose më saktë nuk është një zgjidhje afatgjatë e problemit kryesor të këtyre ishujeve që iu mungojnë banorët.

MË TË LEXUARAT

To Top