Leximi

Nëse doni çorape të bardha xixë, atëherë i lini 10 minuta në ujë dhe i shtoni këtë përbërës që e ka çdo grua shqiptare në kuzhinë





Nëse do pyesnit mamatë se cila është gjëja më e vështirë në larjen e veshmbathjeve, do të bashkoheshin njëzëri në një pikë të përbashkët : larja e çorapeve të bardha.

Si t'i mbani të bardhat çorapet tuaja të bardha? Ky është një hile që mijëra njerëz thonë se funksionon! - Shtyp i lirë

Aq më tepër kur kanë fëmijë ‘’shka tarraqë’’ që i hedhin vend e pa vend, por edhe ne të rriturit nuk mbetemi më pas. Pirgu i çorapeve poshtë krevatit apo në koshin e rrobave të palara është një sfidë më vete.

Produktet larëse jo gjithmonë arrijnë rezultatin e duhur, por këshillat e gjyshes janë të pagabueshme. Njihuni me tre metoda natyrale për larjen e çorapeve të bardha dhe praktikojini sa më parë.

Ujë i vakët me kripë: Kjo metodë ka funksionuar dhe do të funksionojë gjithmonë për larjen e çorapeve të bardha. Sasinë e përcaktoni sipas dëshirës.

Ajo që duhet të bëni është e thjeshtë, futini çorapet në një enë ku keni hedhur paraprakisht ujë dhe kripë dhe lërini aty për disa orë. Më pas mund t’i lani me dorë ose në lavatriçe me çfarëdolloj detergjenti.

Uthull rrushi të bardhë: E dimë që uthulla e kuqe apo ajo e mollës janë të preferuarat tuaja, por mesa duket uthulla prej rrushit të bardhë është aleate për larjen e çorapeve.

Përgatisni një masë me 250 ml uthull rrushi të bardhë dhe 1 litër ujë të ftohtë. Shtoni brenda çorapet e palara dhe lërini për 40 minuta. Më pas kalojini në lavatriçe. Do të duken si të reja.

Sodë buke: Soda e bukës është një produkt i gjithanshëm, por përdorimi i saj në larjen e rrobave mund të rezultojë më efektiv se vetë detergjentet larëse.

Krijoni një masë me sodë buke dhe lëng limoni të freskët, raporti duhet të jetë 100 gr sodë buke me 100 ml lëng limoni. Pastën vendoseni mbi çorapet e njoma. Lërini 10 minuta të pushojnë.

Tre metoda për të pasur çorape akull të bardha | Te Sheshi





MË TË LEXUARAT

To Top