Ushqime

A doni të keni fat në vitin 2023? Atëherë duhet t’i keni patjetër këto ushqime në tavolinë

Tradita e do që Viti i Ri të pritet me gjel deti, përshesh, pije dhe familjen. Por, për të pasur sa më shumë fat në vitin 2023, ju sugjerojmë që në tryezën festive, të shtoni këto ushqime:

Menuja tradicionale e Vitit të Ri, çfarë s'duhet t'ju mungojë në tryezën e ndërrimit të viteve – Balkanweb.com – News24

Lakër

Sipas një tradite që e ka zanafillën në Gjermani, lakra sjell begati, fat dhe jetëgjatësi. Lakra simbolizon edhe fat në të ardhura, ndaj besojmë se ju duhet në tryezë.

Fasule

Në Egjiptin e lashtë, mendohej se fasulet, si një produkt që vjen nga toka dhe natyra, tregon përulje dhe admirim ndaj perëndive, çka sillte edhe prosperitet në jetën e njerëzve.

Ushqime jeshile

Ngjyra jeshile simbolizon fat dhe para. Pra, përpos sallatës ruse, mos harroni edhe një sallatë jeshile në tavolinë.

Thjerrëza

Thjerrëza = monedha. Shumë thjerrëza = shumë monedha.

Rrush

Në kulturën filipineze, duhet të konsumoni 12 kokrra rrushi, për 12 muajt në vijim. Kokrrat e rrushit duhet të hahen në mesnatë, kur viti tjetër mbërrin.

Disa ushqime që duhet të keni në tryezën e Vitit të Ri,

MË TË LEXUARAT

To Top