Çaji i hideve është një çaj bimor që përgatitet nga frutat e ëmbla të hideve të thata. Çaji është i pasur me një sërë vitaminash dhe ushqyesish. Përmban sheqerna natyralë dhe vitamina A, B1, B2 dhe C.
Ky çaj përdoret kryesisht për të trajtuar një sërë çrregullimesh dhe problemesh me shëndetin duke nisur nga lëndimet dhe acarimet e fytit deri tek anemia.
Shqipëria është një nga vendet ku hidet apo xinxifet gjenden me bollëk, prandaj sapo të vijë sezoni i tyre, mos harroni të thani një sasi të mirë të tyre dhe t’i përdorni m&eumeuml; pas për një çaj me veti dhe vlera të çmuara.
Prej shekujsh të tërë, hidet janë përdorur në mjekësinë popullore, veçanërisht në atë të Azisë së largët. Falë vlerave të panumërta shëndetësore, ky çaj bimor është një nga më të çmuarit që ju mund të konsumoni në shtëpinë tuaj.
Në këtë lajm AgroWeb.org, po i referohet si ‘ide’, por emrat e tyre variojnë nga hide, ide dhe xinxife në varësi të rajoneve të Shqipërisë.
Një publikim i ‘Science Direct’ tregon se hidet përmbajnë kalium, fosfor, kalcium, mangan, hekur, sodium, zink, bakër, vitaminë C, thiaminë dhe riboflavinë.
Në fakt, idet përmbajnë 20 herë më shumë vitaminë C se agrumet. Një studim mbi vlerat shëndetësore të hideve, shpjegon se ky frut përmban 18 nga 24 amino acidet e domosdoshme për organizmin.
Hidet përmbajnë saponinë që ka një efekt qetësues për sistemin nervor.
Rikthejnë ekuilibrin emocional
Ekspertët e bimëve medicinale thonë se ky çaj rikthen balancën e energjive negative dhe pozitive në organizëm.
Për më tepër, ai zbraps të gjitha pengesat e energjisë trupore dhe mban nën kontroll qetësinë emocionale, duke rikthyer ekuilibrat e nevojshëm.
Stresi dhe ankthi
Çaji i hideve përmban saponinë dhe luan rolin e qetësuesit natyral të sistemit nervor, duke larguar stresin dhe ankthin.
Detoksifikim
Ky çaj luan një rol pastrues për organizmin. Ndihmon në heqjen e toksinave dhe kimikatëve nga trupi, rrjedhimisht duke kryer një shërbim tepër të rëndësishëm detoksifikues.
Mbron muskujt
Çaji i hideve ka një rol riparues duke rigjeneruar qelizat dhe indet e dëmtuar. Ky rol i bën hidet të nevojshme për muskuj më të fortë.
Ofron energji
Ky çaj mund të quhet edhe një pije natyrale energjike. Pasi ta keni konsumuar atë, energjia natyrale do t’ju rikthehet.
Kundër plakjes së lëkurës
Çaji i hideve përmban antioksidantë dhe rrjedhimisht vonon plakjen e lëkurës dhe e mban atë më të re për shumë vite.
Si të përgatisni çajin e hideve:
Përzgjidhni 300 gramë hide të thata
Shtoni xhenxhefil të qëruar 5-6 cm rrënjë do të mjaftojë
Kanellë dhe një dardhë të prerë në copa për ta bërë më të ëmbël
Udhëzimet:
Në 3 litra hidhni xhenxhefilin e prerë në copa, shtoni kanellën dhe dardhën.
Pritini hidet dhe hidhini në tenxhere. Lërini të ziejnë për 4 orë.
Kullojeni lëngun dhe kështu keni përftuar çajin, të cilin mund ta pini të ngrohtë nëse dëshironi.
Pjesën tjetër lëreni të ftohet dhe futeni në frigorifer ku mund ta mbani për 10 ditë. Mund ta pini të ngrohtë ose të ftohtë sipas preferencës./AgroWeb.org