Teksa ka qenë duke biseduar me një grup banorësh Luiz Ejlli ka bërë sërish një nga kërkesat e tij shumë të dëshiruara.
Ai i ka kërkuar “Vëllait të Madh” që të shtunën, ta nxjerr atë dhe Oltën në nominim, duke e justifikuar kërkesën e tij si fundin e korrupsionit në shtëpi.
“Korrupsioni në këtë shtëpi mbaron në qoftë se “Vëllai i Madh” na lë mua dhe Oltën kokë më kokë në nominim të shtunën”, tha Luizi.
Në një bisedë të zhvilluar ditën e sotme mes Luizit dhe Kiarës në dhomën e ndenjes duket se janë bërë premtime të mëdha.
Me siguri Luizi ka thënë se çifti do të jetë në finale teksa këngëtari dëshiron që t’ja jap çmimin e madh të dashurës së tij.
Luizi: Tani unë dhe ti jemi në finale, që të dy dhe e fiton ti. Kiara: Ç’pate Lui?Luizi: Kam vendosur me ta dhënë ty, sepse të dua shumë për Zotin.