Analisti dhe eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Branimir Vidmaroviç ka bërë një koment se çfarë do të ndodhte nëse Presidenti rus, Vladimir Putin do të vd iste sot.
“Sistemi zakonisht përgatitet për skenarë të tillë. Asnjë nga qytetarët e Rusisë, më besoni, nuk do ta zbulonte derisa bashkëpunëtorët më të afërt të Putinit ta merrnin vendimin që një lajm i tillë mund të publikohet”, tha ai.
Më tej ai tha se nëse Vladimir Putin do të vd iste sot, të gjithë do ta merrnin vesh pas 7 apo 15 ditësh.
“Nëse rastësisht Putin do të vd iste sot, nuk do të publikohej para shtatë deri në 15 ditë, pra deri në përfundimin e negociatave, gjegjësisht derisa të shihet situata në terren”, tha Vidmaroviç.