Arbana Osmani – burrin më të ri disa vjet. Moderatorja shqiptare, Arbana Osmani, është në lidhje dhe regjisorin e emisionit “Dua të të bëjë të lumtur” dhe tashmë të “Big Brother VIP”, Eduar Grishaj, me të cilin bashkëjeton dhe ka një djalë.
Eduari është 34 vjeç, ndërkaq Arbana 38. Katër vjet është diferenca në mes të çiftit, por kjo nuk duket se ndjehet.
Ata përherë shfaqen të lumtur pranë njëri tjetrit në postime që bëjnë në rrjete sociale, ku Arbana është mjaft aktive dhe sjell edhe pjesë nga përditshmëria e saj.
A e dini se Teuta Krasniqi është më e vjetër se Adonisi? Aktorja kosovare, Teuta Krasniqi, është e martuar me trajnerin Adonis Morina.
Çifti bashkëjetojnë prej vitesh dhe kanë një vajzë. Historia e tyre e dashurisë është e njohur për publikun, e rrëfyer disa herë nga vetë aktorja e famshme, si një dashuri e fortë, pasionante dhe e sinqertë.
Teuta është disa vjet më e vjetër se Adonisi, por kjo gjë nuk e ka penguar çiftin të ndërtojë një marrëdhënie që meriton notën 10.
Adriana Matoshi ua kalon të gjithave
Adriana Matoshi dhe futbollisti afrikan Keith Groendevel, janë çifti më i përfolur prej kohësh për historinë e tyre të dashurisë, diferencën në moshë dhe shumë detaje të tjera.
Ata kanë rreth 20 vjet diferencë, por kjo nuk i ka penguar ta jetojnë marrëdhënien e tyre. Adriana gjatë gjithë kohës është shprehur e lumtur dhe e plotësuar nga marrëdhënia me Keithin.