Rozë

Nga ‘Big Brother’, Tea bën deklaratën: E kam ngrënë njëherë atë gjë, nuk e bëj më unë

Tea Trifoni ka treguar në Big Brother Albania VIP 2 se lidhja e famshme në Për’Puthen me Beart Rexhepin ka qenë “show”.

E pyetur fillimisht nga Ronaldo Sharka, nëse ekziston mundësia e lidhjes në BBVIP 2, Tea ka thënë që vetëm nëse e ndjen.

Ronaldo: “Do lidheshe këtu brenda, në qoftë se do e ndjeje?” Tea: “Po, nëse do e ndjeja. Nuk do e rezervoja veten”.Ronaldo: “Po për lojë?”

Tea: “Jo nuk e bëj më atë gjë. E kam ngrënë njëherë atë gjë”. Zhaklina: “Pse atë e bëre për lojë? Nuk kishe asgjë me atë çunin?”

Tea: “Jo nuk kisha asgjë. Historia që u shfaq në “show” ishte e gjitha “show”. Ne ishim miq, na ecte muhabeti por kaq”.

Banorët kanë filluar të flasin për eksperiencat e tyre, ndërsa çdo gjë po bëhet interesante që në ditën e parë të BBVIP 2.

Bëri bujë në Për'puthen, Tea Trifoni futet në shtëpinë e “Big Brother VIP  2” - Lajme.al

MË TË LEXUARAT

To Top