Lajme

Nga djalë iu bë i biri vajzë, shkrimtari i njohur: Jam një baba krenar që tani kam dy vajza

Khaled Hosseini, autori afgano-amerikan që ka shkruar librin “Gjuetari i Balonave” dhe “Një mijë diej vezullues” shkroi në rrjetin e tij social se djali i tij 21 vjeçar, Haris nga dje është një vajzë.

Në një postim të përzemërt që bënte bashkë 2 imazhe yë të birit, shkrimtari shkruante: Dje vajza ime Haris u shfaq si tr ans gjinor. E di udhëtimin e Haris që nga viti i kaluar dhe e kam parë atë të lundronte në disa momente personale shumë të vështira. Tranzi cioni është një nismë kaq e ndërlikuar – emocionalisht, fizikisht, socialisht, psikologjikisht por Haris e ka përballuar çdo sfidë me elegancë, durim dhe mençuri. Më tej, ai thotë se është krenar si baba që tani nuk ka një por dy vajza të bukura.

“Si baba, nuk kam qenë kurrë më krenar për të. Jam i kënaqur që tani nuk kam një por dy vajza të bukura. Mbi të gjitha, unë jam i frymëzuar nga fr ika e Harisit, guximi i saj për të ndarë me botën veten e saj të vërtetë. Ajo më ka mësuar mua dhe familjen tonë shumë për trimërinë, për të vërtetën. Për atë që do të thotë të jetosh në mënyrë autentike. E di që ky proces ishte i dhimbshëm për të, i mbushur me pikëllim dhe ankth. Ajo është e vetëdijshme ndaj mizorisë që i nënshtrohen çdo ditë njerëzit trans, por ajo është e fortë dhe e patrembur,”- tha ai. Romancieri e përmbylli postimin duke shkruar se e do Haris, tashmë një grua e bukur e mençur dhe e shkëlqyer.

MË TË LEXUARAT

To Top