Ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë një 33-vjeçare nga Korça e quajtur Vilma. Ajo ka treguar historinë e saj të jetës mes dhimbjes dhe dhu nës që ka marrë ndërvite nga bashkëshorti i saj, por edhe nga vjehrra. Vilma tregon se është martuar shumë e vogël, vetëm 14 vjeç pa dëshirën e saj. Jetesa në shtëpinë e burrit u bë e padurueshme, por ajo nuk kishte mbështetjen e askujt dhe u detyrua të qëndronte aty.
Vilma: Në moshë shumë të vogël 14 vjeç më ka marrë motra për kunatin e vetë. Ajo po bënte një vit atje dhe familja e vetë më pëlqyen dhe mua dhe arritën që më morën. Kaloi disa kohë dhe shkova tek prindërit dhe i them mamit që unë nuk dua të shkoj më atje. Edhe pse më mori motra unë nuk e doja atë njeri. Isha një fëmijë dhe nuk e dija se çfarë është martesa, dashuria, asnjë gjë. Mami gjithmonë më kundërshtonte sepse ishte dhe motra atje e më thoshte jo se kemi dhe vajzën tjetër. Zgjati historia, e kisha të pamundur t’ja mbushja mendjen mamit që të më merrte.
Ardit Gjebrea: Si silleshin me ty?
Vilma: Në fillim situate ishte e mirë, por jo se më donin, sidomos vjehrra nuk më ka dashur asnjëherë. Gjithmonë e gjente një arsye që do shante, do fyente nga gjërat më banale.
Ardit Gjebrea: Po pse, çfarë bëje?
Vilma: Asnjë gjë. Kam pasur dhe kam atë tipin që nuk bëj shamatë dhe kur grinden unë nuk flas, nuk shaj, nuk fyej tjetrin, i mbaj brenda vetes.
Ardit Gjebrea: Ti ke rrëfyer se burri të dhu no nte.
Vilma: Po.
Ardit Gjebrea: Që kur?
Vilma: Edhe vitet e para më gjuante, por vitin e fundit ishte më e ekzagjeruar. Pas 4 vitesh kam lindur djalin, ishte gjëja e vetme që më gëzonte në atë shtëpi dhe më ndryshoi jetën. Fillova të ndryshoja dhe mendimet. Të rrish me një njeri që nuk e do është absurde, vetëm thjesht me idenë që nuk kam ku shkoj dhe do rrij vetëm për hir të njerëzve. Kishte raste që mund të bëja një diçka shumë të vogël dhe ai më gjuante para të gjithë njerëzve. Ishte edhe vjehrra ajo që më godiste dhe kunati. Ka qenë një pjesë ku vjehrra ime ka marrë çiften dhe më ka gjuajtur, por shyqyr Zotit nuk dinte ta mbushte dhe më gjuajti me qytën e çiftes.
Ardit Gjebrea: Po pse?
Vilma: As unë nuk e kuptoja pse ajo kapeshe aq shumë me mua. Më erdhi nga mbrapa dhe më gjuajti, nëse unë do isha vetëm, nuk do më besonte kush, por ja ka kapur kunati çiften dhe ja ka hequr nga dora. Unë mamit ja tregoja të gjitha.