Rozë

Nga martesa e vështirë, tradhtia e ish-burrit dhe rritja e tre fëmijëve e vetme/ Arjola Demiri flet si rrallë më parë

Arjola Demiri ka pasur një vit që gati i ka ndryshuar jetën. Pas pjesëmarrjes së saj në “Big Brother”, ajo më në fund realizoi ëndrrën që të ketë një shtëpi të sajën.

Is Arjola Demiri getting married ?! PICTURES that are making the rounds of  the network are published - Gossip

Në netët para finales, asaj iu dhurua një apartament, por që ende nuk ka mundur ta marrë. Duket se tashmë për të ka nisur edhe karriera si moderatore, duke qenë se projekti i saj në Kosovë tashmë është gati. Është një emision televiziv që do të transmetohet të dielave, mjaft familjar, dhe prezantimi i është besuar pikërisht aktores. Por duket se jeta e vështirë e saj do të bëhet edhe film.

“Në fakt, ka më shumë se tre vite që Kastriot Abdyli, një regjisor i Kosovës, më kërkon që të bëj script-in e historikut të jetës. Në fakt, e kam parë disa herë veten në sekuenca filmike të jetës dhe kur e mendoj ndoshta do ta luaj në këtë pjesën e moshës që jam sepse kuptohet kam qenë më e re kur jam bërë nënë. Ndoshta do të jetë dikush tjetër në vendin tim kur kam qenë më e re. Nëse ky film do të bëhet, që unë kam shumë dëshirë të bëhet, kam përshtypjen që do të ishte mjaft i suksesshëm edhe jashtë”, u shpreh Arjola, duke zbuluar kështu një plan të afërt të sajin.

E për jetën e vështirë të sajën, Arjola ka folur jo pak. “Kur nisa karrierën time në Kosovë, duke qenë se pashë se kisha rënduar për disa vite familjen time, vendos që fëmijët t’i lë tek i ati. I lashë për një periudhë rreth 18 muaj, derisa ata kërkojnë që unë të kthehem se donin praninë time afër tyre. Kur kthehem, pranë meje vijnë vetëm Alesia dhe Rubini. Helga refuzonte të vinte. Duke qenë se isha në një proces gjy qësor, çka kjo duhet të bëhet shembull për të gjitha nënat që divorcohen dhe gjenden në pikën zero, ndonjëherë ndarja e fëmijëve është e padrejtë. Ka qenë një vit i gjatë, i dhimbshëm, sepse nuk gjeja dot forcë që të shkoja dhe të përballesha me fëmijën tim.

E kam kërkuar dy herë te shkolla dhe më refuzoi, kishte ardhur momenti që Gjykata do vendoste që Alesia dhe Rubini do qëndronin me mua, ndërsa Helga do rrinte me të atin dhe familjen e tij. Arriti një moment kur nuk po duroja dot më. Për muaj e muaj kisha dëshiruar ta shihja në ëndërr dhe nuk më dilte dhe pikërisht atëherë kur unë po përjetoja suksesin tim më të madh në karrierë, Helga mungonte. Duke ndierë një dhimbje të madhe, për mungesën e Helgës në jetën time, duke menduar që ndoshta ajo kishte të drejtë për këtë periudhë që unë e kisha lënë vetëm që të ngrihesha dhe fuqizohesha për hirin e tyre, kisha një muaj të vështirë se më dilte natë për natë në ëndërr dhe po mendoja që diçka ka.

Kam bërë një veprim që ndoshta të gjitha nënat mund ta bëjnë. Kam shkuar dhe kam ‘rrëmbyer’ fëmijën tim… e kam pritur, jam zgjuar një mëngjes pa frymë. Mendoja se ajo ishte në një sallë reanimacioni dhe ajo nuk po merrte dhe as po jepte dhe ishte kjo ëndrra që ndoshta më shkundi dhe më dha forcën e duhur për të shkuar e për ta pritur që të kthehej nga shkolla. Është vendimi më i mirë që kam bërë për ta marrë atë pranë vetes”, është shprehur aktorja.

Arjola ka pranuar publikisht se ish-bashkëshorti ka tradhtuar për 6 vite me radhë në dijeni të saj. Ato vite nuk kanë qenë aspak të lehta për aktoren, nënën e tre fëmijëve.

Ish-bashkëshorti i Arjola Demiri it është Ajax Boshnjaku. Emri i Ajax Boshnjakut është bërë i njohur në tetor 2018.

E pyetur gjithashtu se si e shikon ajo partnerin e saj ideal, aktorja u shpreh: “Ndoshta nuk jam unë ajo që dua. Kjo është e vërteta sepse femrat e vështira dhe të forta është e vështirë t’i përballosh. Unë i përkas edhe shenjës së Virgjëreshës kështu që…. Pas një analize të gjatë se kush do të ishte partneri perfekt, vjen në përfundimin që duhet të jetë një burrë i fortë dhe dominant. Dashuria dhe sistemi i lidhjeve janë bërë fast food dhe nuk jam e interesuar për këto gjëra. Unë jam e interesuar për një mashkull të fortë që lufton përkrah meje. Rrugëtimi bëhet bashkë. Më rastis që në shoqëri të më thonë se meshkujt më kanë fri kë që të afrohen dhe të më flasin, po mirë bëjnë të rrinë larg”.

VIDEO that is circulating quickly/ Arjola Demiri has a twin sister? - Gossip

MË TË LEXUARAT

To Top