Pak ditë më parë, Eneda Tarifa konfirmoi largimin nga “Portokallia”. “Por eshte momenti qe te sjell ne jete projektet e mia pa me “shitur” dhe pa me “blere” dikush (sikurse shkruhet ne disa portale) dhe vazhdoj te jap kontributin tim artistik per kete vend”, tha mes të tjerash ajo.
Së fundmi bëhet e ditur se Eneda do t’i bashkohet politikës, konkretisht skuadrës së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit. Ajo ka qenë pjesë e një bashkëbisedimi me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe me një grup të rinjsh në Njësinë 1 të Tiranës, ku bëri të ditur dhe lajmin.
“Kur kam votuar për herë, kam pasur një emocion të jashtëzakonshëm. Më dukej sikur dola në jetë dhe do t’i zgjidhja problemet vetë. Të votosh është sigurisht një nga gjërat kryesore, por të mendosh se për kë do të votosh është edhe më e rëndësishme. Me zhvillimet që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve, duke marrë parasysh që jam edhe këngëtare, artiste, por edhe nënë sigurisht, mendohem edhe për të ardhmen e vajzës sime dhe të fëmijëve të shoqeve të mia, mendoj se ky është drejtimi i duhur. Është zgjedhja e duhur që ne të vazhdojmë punët përpara dhe të jemi të sigurtë që kudo që të shkojmë, të themi: Jam nga Tirana, nga Shqipëria”, tha Eneda.