Pas një muaji mjaft aktiv me pushime, Arbana Osmani ka gjetur kohë edhe për ndjekësit e saj të shumtë dhe ka zhvilluar një bisedë më to në rrjetet sociale.
Mes pyetjeve të shumta për jetën private, ndjekësit ishin kurioz edhe për mendimin e saj për rastin e tradhtisë në Librazhd, ku nusja u kap “mat” nga vjehrri dhe vjehrra teksa kryente tradhti ndaj bashkëshortit të saj që jetonte jashtë vendit.
Arbana ka dhënë mendimin e saj “Një nga ato raste kur të vjen keq që rrit fëmijët në këtë vend. Aq më tepër me këto media që i dhanë kaq shumë hapësirë. Turp.”, shkruan Arbana.
U kap “mat” duke tradhtuar burrin, Arbana Osmani jep mendimin e saj për nusen nga Librazhdi dhe të gjithë do jeni dakordNjë tjetër ndjekëse e pyeti moderatoren se kush ka qenë tranzicioni apo ndryshimi më i vështirë në jetën e saj, fëmija i parë apo fëmija i dytë e në vazhdim.“Tranizicioni më i vështirë: 0-1 fëmijë apo 1-2 fëmijë e në vazhdim?”– pyet ndjekësja.
Fillimisht Arbana ka shkruar përgjigjen që do të jepte partneri i saj Eduard Grishaj.Por nëse për atë është njësoj si katër si pesë fëmijë, për moderatoren të pasurit fëmijë është një ndryshim i madh. Ajo ka zbuluar se fëmija i parë ka sjellë shumë ndryshim në jetën e saj.