Situata të pazakonta po ndodhin në këtë Big Brother VIP. Konkurentët po vendosin një nga një të largohen nga shtëpia.
Pas Bledi Manes, mbrëmjen e djeshme, ditën e sotme ka kërkuar të largohet edhe Deamishel. Kjo për shkak se ajo ka patur një debat me Emirjonën dhe shkak është bërë lavatriçja.
Valbona largohet nga shtëpia e Big Brother Vip.Përmes një zarfi, Vëllai i Madh njoftoi largimin e Valbonës nga shtëpia. Largimi i saj i papritur ndodhi për shkak se ajo ka një familjar të shtruar në spital.
Në debatin e nxehtë mes Deas dhe Ermionës u përfshinë edhe banorët e tjerë. Ermiona i tha Oltës të mos bëjë rolin e “avokates” dhe të mos ndërhyjë kot në një bisedë që nuk i takon.
Armaldo i tha Ermionës që të qetësohet se nuk ka bërë ndonjë gjë të madhe që ka prekur rrobat e saj. Ai shtoi se janë 15 banorë në shtëpi dhe jo të gjithë i njohin rrobat e tjetrit.
Valbona nga ana tjetër, i kërkoi Ermionës të ulët dhe të qetësohet. Ajo i tha Ermionës të qetësohet dhe t’i tolerojë disa gjëra, pasi nuk mund të reagoi kështu ndaj kësaj gjëje.