Të tjera detaje zbulohen për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në fshatin Vidhistë të Roskovecit, ku një 61-vjeçar i identifikuar si Xhevair Hoxha v rau nusen e djalit, 30 vjeçe.
Se vjehrri jetonte prej disa kohësh me djalin dhe bashkëjetuesen e tij në një shtëpi. 30-vjeçarja Merushe Azizi ishte nënë e 3 fëmijëve nga martesa e parë dhe fëmijët jetonin me ish-bashkëshortin, teksa ajo kishte 3 vite që bashkëjetonte me shtetasin Fatjon Hoxha.
Kunata e Xhevair Hoxhës tha se autori i kr imit e kishte paralajmëruar djalin e tij se do ta vri ste së bashku me bashkëjetuesen e tij.
“I thoshte mos e merr për shtëpi por ai nuk e dëgjonte djali. I kishte thënë gjithmonë djalit unë do të v ras edhe ty edhe atë dhe do vr item vetë. Ajo ishte e martuar kishte fëmijë por nuk e donte atë dhe mori këtë. Si familje ishin në rregull, normalisht punonin”, tha kunata e 61 vjeçarit.